MENU
klinika

Detaje nga takimi

“Popujt merren vesh shumë mirë”, Ruçi takim me ambasadoren greke

06.09.2019 - 13:11

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot ne nje takim ne kryesine e Kuvendit, ambasadoren e Republikës së Greqisë, Eleni Sourani, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.

Kryetari Ruçi e falënderoi ambasadoren Sourani për shërbimin e saj në të mirë të forcimit të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis të dy vendeve.

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe mike. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë duhet të thellohen. Nuk ka asnjë pengesë për fuqizimin e bashkëpunimit shqiptaro-grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarët grekë në Shqipëri shërbejne si ura të fqinjësisë e miqësisë miidis të dy vendeve. Popujt tanë kanë treguar se dinë të merren vesh e të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin më mirë sesa qeveritë”,- theksoi Kryetari i Kuvendit.

Ambasadorja Sourani e falënderoi Kryetarin Gramoz Ruçi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë si edhe për kontributin personal në oërmirësimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.

Urtësia juaj ka qenë një mbështetje e madhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nuk ka asnjë rrethanë midis të dy vendeve tona që të pengojë fuqizimin e miqësisë e të marrëdhenieve midis Shqipërisë e Greqisë. Rreth 65 mijë familjet e përziera shqiptaro-greke janë një faktor tjetër për fuqizimin e miqësisë midis popujve.”,-nënvizoi Ambasadorja Sourani.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë