MENU
klinika

Të dhënat

Prodhimi i vajit të ullirit u katërfishua këtë vit

21.09.2019 - 21:55

Gjatë këtij viti përllogaritet në mbi 20 mijë tonë prodhimi i vajit të ullirit në vend. Në krahasim me 10 vite më parë, prodhimi i vajit të ullirit është rritur me gati katër herë.

Sipas të dhënave statistikore, rritja më e lartë e prodhimit të vajit të ullirit në vend është shënuar veçanërisht në dy vitet e fundit. Prodhimi vendas i vajit të ullirit në vitin 2017 regjistroi rekordin më të lartë me 20154 tonë vaj ulliri. Në vitin 2018 shënoi rënie të lehtë të prodhimit në mbi 18 mijë tonë, për shkak të prodhimit jo aq të mbarë dhe rendimenti i ullinjve qe më i ulët për të shënuar rritje këtë vit në mbi 20 mijë tonë.

Rritja e prodhimit vendas të vajit të ullirit ka sjellë rënie të importit. Sipas statistikave në 2016-n sasia e vajit të ullirit të importuar shënoi rënie me 40%.

Sipas vendeve kryesore të origjinës nga ku importohet vaji i ullirit: Italia, Spanja dhe Greqia.

Në 2018-n, importet e vajit të ullirit nga Spanja kishin një vlerë prej 795 mijë dollarësh, apo rreth 38% të totalit të sasisë së importuar, duke u renditur vendi i parë i origjinës. Në vend të dytë, me një diferencë të ngushtë, renditet vaji i ullirit i importuar nga Italia, me 782 mijë dollarë, me 37% të totalit. Ndërsa importet nga Greqia ishin 484 mijë dollarë, apo 23% të totalit.

Prodhimi i ullirit në vend u rrit me 9% në 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paradoksi me çmimet e prodhimit

Ulliri më i shtrenjtë, vaji më i lirë

113 tonë vitin e kaluar

Eksporti i vajit të ullirit dyfishohet