23.09.2019 - 20:13
Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij grek Kiriakos Mitsotaqis në vizitën e tij në New York në asamblenë e OKB-së.
Ka qenë vet kreu i qeverisë ai që ka njoftuar për bashkëbisedimin ndërsa ka postuar edhe disa foto.
“OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis????. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan Rama.
Takimi mes dy liderëve vjen pas një deklarate të fortë që bëri kryeministri grek Mitsotakis, e publikuar pak ditë më parë nga Kathimerini.
Ndërkohë sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Europian kushti i kryeministrit grek Mitsotakis për të dhënë votën pro Shqipërisë ishte trajtimi i minoritetit grek në vendin tonë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Stabilizimi në rajon
Kotzias: Të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën evropiane
Mbrojtja dhe strehimi i hebrenjve