MENU
klinika

Raporti i OSBE/ODIHR

Rama flet për dialog: Zgjedhjet e 2021 s’janë larg!

05.09.2019 - 11:37

Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, ka ardhur reagimi i parë nga kryeministrit Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se zgjedhjet u certifikuan si krejt legjitime dhe ajo çfarë shkruhet në raport është një përpjekje për të ngritur një furtunë në gotë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thekson se “Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore”.

Mesazhi i Ramës:

Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!

Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë ?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veprimet pas rezultateve të referendumit

BE: Kuvendi të miratojë ndryshimet kushtetuese


Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!