MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Reforma Zgjedhore, përfaqësuesi i PD largohet nga konferenca e OSBE

25.09.2019 - 10:44

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është larguar nga tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Para se të largohet ai bisedoi edhe me ambasadorin e OSBE-së.

Mësohet se përfaqësuesi i selisë blu ishte në tryezë vetëm për të mbajtur fjalimin, të cilin e referoi para të pranishmëve pak minuta më parë.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, përfaqësuesi Ivi Kaso, shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme.