MENU
klinika

S’ka kthim mbrapa, tregon planet..

Rento Mekolli do të martohet në “Hell’s Kitchen Albania”

26.09.2019 - 11:08

Në muajin tetor do të nisë sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen Albania” dhe shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka premtuar se do të sjellë surpriza të mëdha.

Krah tij këtë do të jenë Ani Alku dhe Albana Dulellari, të cilat do ta shoqërojnë gjatë gjithë sezonit, mirëpo surprizat s’mbarojnë me kaq.

Më herët, shef Renato lajmëroi në rrjete sociale se këtë sezon do të martohet në “Hell’s Kitchen” dhe mesa duket e paska seriozisht!

Pasi publikoi foto duke provuar kostumin e dhëndrit, Renato ka folur sërish për dasmën.

Në një postim në Instagram, ai ka treguar se dasma do të bëhet që ç’ke me të dhe kjo do të ndodhë në emision!

Hell’s Kitchen Albania 2…
E vendosa,do martohem.Dhe ku më mirë se në emisionin tim,në Hell’s Kitchen Albania
Nga Tetori në Top Channel”- janë fjalët e Renatos në postim.

Mbetet të presim për të mësuar se në cilën datë do të nisë emisioni dhe për të parë se cila është vajza me të cilën do të kurorëzohet publikisht shefi i kuzhinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me dy vajza në “Hell’s Kitchen”

Ja kush është bjondia në krah të Renato Mekollit


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV