MENU
klinika

Profil

David Ricardo, ekonomisti i njohur për gabime fatale

23.09.2019 - 14:09

Rrëmbeu të dashurën dhe u mohua nga familja, por ekonomisti David Ricardo njihet si kryesori i periudhës së klasicizmit.

I njohur për gabime fatale aq sa për kontribute marramendëse, Rikardo megjithatë e vlen të jetë njëri prej pesë ekonomistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Familja e Ricardos ishte portugeze dhe u vendos në Angli pasi emigori nga Holanda.

David Ricardo lindi në 1772 dhe në moshën 21-vjeçare u largua nga shtëpia me të dashurën e tij.

Ky largim i tij indinjoi familjen e cila e mohoi ekonomistin Ricardo, ku babai e shpronësoi nga trashëgimia dhe nëna e tij nuk i foli kurrë më.

Kur lulëzoi pasuria e Ricardos?

Ashtu sikurse edhe shumë ekonomistë të tjerë, Ricardo u spikat në moshën të re, ku spekuloi në bursë.

Në Betejën e Vaterlos, Ricardo prognozoi që Franca do të humbiste dhe investoi shumë në letra me vlerë (anglisht: securities) nga Britania. Kjo e bëri Rikardon aq të pasur sa që ai u tërhoq nga biznesi në moshën 42 vjeçare.

Talenti i Ricardos në biznes ndihmoi shumë që bota të shihet ndryshe.

Në 1817, ai shkroi librin e tij kryesor të quajtur “Principet e Ekonomisë Politike dhe Taksimit (Principles of Political Economy and Taxation (1817)).

Libri i Ricardos ndikoi në shkencën e ekonomisë. Ky libër përmbledh mendimet kryesore të tij.

Cili është kontributi i tij më i madh?

-Kontributi më i madh mbetet Teoria e Përparësive Krahasuese.
Aplikimi i kësaj teorie u bë në fushën e tregtisë ndërkombëtare, por kur fillon ta lexosh e kupton që ajo është baza e gjithë shkëmbimit shoqëror.

– Teoria e Rikardos nuk gjen përdorim vetëm kur studiohen masat proteksioniste si tarifat, por edhe kur analizohet shkëmbimi i thjeshtë në mes individëve në çfarëdo rrethana që ata gjinden.

– Teoria e përparësive krahasuese fillon duke e pranuar që njeriu sipas natyrës së tij ka aftësi dhe kërkesa të ndryshme të cilat i ka zhvilluar gjatë jetës. Duke qenë kësisoj, njeriu specializohet, d.m.th koncentrohet, në një fushë të caktuar të cilën di ta bëjë më së miri sepse ajo fushë i garanton atij prodhueshmërinë më të madhe dhe si rezultat përfitimet më të mëdha. Pra, duke u udhëhequr nga motivi i përfitimit, njerëzit në shoqëri pozicionohen në fusha të ndryshme të ndarjes së punës duke u bazuar në përparësitë e tyre në krahasim me individët tjerë.

-Efekti shoqëror i kësaj është i njëjtë me efektin individual—rritet numri i të mirave dhe shërbimeve të prodhuara, bien çmimet dhe njerëzit bëhen më të pasur sepse mund të blejnë më shumë.

-Aplikimi i teorisë së përparësive krahasuese nuk ndryshon nëse i fusim kufijtë në mes shteteve në diskutim. Kufijtë mund të kenë rëndësi politike apo historike, por në shkencën e ekonomisë ata s’kanë asnjë rol të rëndësishëm sa i përket shkëmbimit shoqëror.

Përfundimi që nxori Ricardo nga kjo teori?

Çdo herë që ndarja e punës pengohet nëpërmes tarifave, kuotave apo akcizave, të gjitha palët do të dëmtohen—edhe ato me përparësi absolute edhe ato “inferiore”. Është e vërtetë që shtetet në të cilat individët prodhojnë më shumë do të jenë më pak të prekura nga bllokadat ekonomike se sa shtetet në të cilët prodhimi është më pak i zhvilluar. Megjithatë, ky është problem i cili duhet t’i atribuohet zhvillimit ekonomik si i tillë e jo të “trajtohet” nëpërmes politikave proteksioniste të cilat vetëm sa e përkeqësojnë.

Ekonomisti i njohur për gabime fatale

Përkundër madhështisë së tij, Ricardo është i njohur edhe për gabime fatale.

Teoria e përparësive krahasuese është kontributi i tij kryesor, por në librin e tij Rikardo fillon me teorinë e tij të vlerës. Duke shkruar më shumë se gjashtë dekada para se ajo të shkatërrohej, teoria standarde e vlerës e cila pranohej nga të gjithë ekonomistët klasikë ishte teoria objektive e vlerës. Sipas ekonomistëve të kohës, vlera rrjedh nga vetë objekti i cili po vlerësohet dhe është pjesë e tij e pandarë. Nga ky klasifikim, vlera u nda më tej në dy kategori: në atë të teorisë së punës dhe në atë të kostove të prodhimit. Rikardo ishte përkrahës i dyjave dhe u mundua t’i kombinoj në një. Sipas Rikardos, vlera e të mirave përcaktohej prej kostos së prodhimit të tyre; pra një automobil kishte vlerë aq sa është shpenzuar për ta prodhuar. Megjithatë, Rikardo nuk e anashkaloi teorinë e punës por thjeshtë i vëri disa parakushte para se ajo të pranohej si e tillë, kushte të cilat më vonë në libër i pa si të pa-arsyeshme dhe i largoi. Jo vetëm që klasikët e humbën toruan kur folën për vlerën, por ata edhe e ngatërruan atë me çmimin—proporcionin e shkëmbimit në mes dy të mirave.

Më vonë kur Karl Marx u shfaq në skenë, ai e ndërtoi të gjithë sistemin e tij ekonomik mbi teorinë objektive të vlerës, përkatësisht teorinë e punës së vlerës, të cilën Rikardo e zhvilloi më së shumti.

Shumë ekonomistë nuk kanë ngurruar ta quajnë Rikardon trampolinën me të cilën tmerri i “shkencës” Marksiste e kaploi botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN