MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Ruçi mbledh strukturat drejtuese të PS në Vlorë

03.09.2019 - 13:18

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ndodhet sot në Vlorë ku në orën 12:00 të kësaj të marte, ka nisur një takim pa praninë e mediave.

Mësohet se takimi po zhvillohet nën drejtimin e Ruçit ku janë thirrur kryetarët e bashkive te Jugut, deputetet dhe kryetaret e partise socialiste të Jugut.

Ky takim vjen fill një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Ndërkohë, Ruçi ishte i pranishëm në Vlorë, pasi mori pjesë në kremtimin e 99-vjetorit të luftës së Vlorës.