MENU
klinika

Shkak tradhëtia?

Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti..?

22.09.2019 - 08:12

Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj po përflitet së fundmi për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Aleks, me të cilin ka edhe një vajzë.

Arsyet e ndarjes nuk dihen, ndonëse disa portale shkruajnë se çifti është divorcuar për shkak të tradhtisë së aktores me një person publik.

E kontaktuar nga “Iconstyle.al” lidhur me lajmet që po qarkullojnë, Dembacaj është shprehur se për momentin nuk dëshiron të flasë për këtë çështje, duke na lënë kështu të kuptojmë se nuk bëhet fjalë për aludime të pabaza.

Dyshimet për ndarje përforcohen për shkak të mungesës së fotove të përbashkëta nëpër rrjete sociale, apo qoftë edhe të deklaratave të dashurisë nga ana e Rudinës, të cilat ishin mjaft të shpeshta nëpër ekrane televizive.

Risjellim në vëmendje se Rudina Dembacaj dhe Aleks e celebruan dashurinë në martesë në qershor të vitit 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kur dikush prek fëmijën tënd..."

I rrahën vajzën e vogël, përlotet Rudina Dembacaj