MENU
klinika

Profil/ Heinrich Himmler

Shitësi i plehrave kimike që u bë forca lëvizëse e Holokaustit

03.09.2019 - 14:29

Biografia e Hajnrih Himlerit, i shkruar nga Peter Longerih është pa dyshim njëra prej biografive më volumizone të përsonalitetit më mizor, jo vetëm të shekullit të kaluar, por, mund ta them me plot kompetencë të të gjithë historisë.

Autori e ndërton këtë kryevepër me pytjen: Si mundi djali i një nënpunësi katolik bavarez të mirëqënë të bëhej organizatori i një sistemi masiv shfarosjeje që u shtri në të gjithë Europën?

Himleri dukej në sytë e botës si steriotipi i një mësuesi shkolle ose si nënpunës arkivi. Por pas pamjes së tij të butë të jashtme fshihej një një nga personalitetet më gjakftohtë të shek. XX.

Dikur një fermer pulash dhe shitës plehrash kimikë, Himleri ishte më i përgjegjshëm se çdo anëtar i rrethit të brendshëm të Hitlerit për vrasjen e miliona njerëzve.

Ai ishte kreu i SS-ve, Gestapos dhe më vonë drejtoi kampet e përqëndrimit dhe të shfarosjes në cilët burgoseshin dhe likuidoheshin armiqtë e Rajhut.

Po çfarë shpjegimi mund të jepet për karakterin e këtij vrasësi të pashpirt? Çfarë motivesh mund të gjenden në jetën e tij të hershme që e çuan të ekzekutonte krime që e kalojnë pjellorinë e imagjinatës?

Fatkeqsisht, kërkimi i motiveve në jetën e hershme të Himlerit nga ekspertë të psiko-historisë ka dhënë rezultate të pakënaqshme.

Në mungesë të fakteve të prera dhe të përgjigjeve perfundimtare , psiko-historianët, duhet të kërkojnë diku gjetkë, gjithmonë me rrezikun e të kaluarit kufijtë e shkencës dhe duke hyrë kështu në botën e filozofisë dhe misticizmit.

Nuk ka si të mos ndodhi ndryshe edhe tek Himleri, i cili ishte pjesë e një shoqërie të infektuar nga sindroma e bindjes, dhe bindje të pakushtëzuar do të kishte në shërbim të Nacional-Socialismit.

Hajnrih Himler lindi me 7 tetor 1900, në Landshut, pranë Mynihut. I biri i një drejtori shkolle të mirënjohur dhe të respektuar në komunitet. Babai i tij, Gerard Himler kishte qënë edhe mësuesi privat i Princit të Kurorëzuar të Bavarisë.

Një fëmijë i mbyllur në vetvete, me stomak dhe sy të dobët. Njihej për mirësinë e tij kur ndihmonte zonjat e moshuara me qeset e ushqimeve. Ashtu si Hitleri, ai u rrit si një katolik i devotshëm dhe për dikë të statusit të tij nuk ishte çudi që të mos shkëlqente në mësime.

Si një adoleshent çunak pa asnjë talent në muzikë ai tentoi të mësonte t’i binte pianos por pa sukses, sepse i ngatërronte gjithmonë taste e bardha me ato të zeza.

Ai ishte vetëm një nxënës kur filloi Lufta e Parë Botërore në 1914, duke qënë shumë i ri kur filluan armiqësitë e para ai do të shërbente pas tre vitesh tek Regjimenti e Këmbësorisë XI Bavareze deri në nëntor të 1918-ës.

Gjatë këtyre viteve e deri në fillimin e viteve 1920’ Himleri gjen talentet e tij të veçanta, që do ta udhëzonin drejt Himlerit që historia njeh. Fillimisht u mor me arkivimin e disa dokumentave dhe dosjeve të ushtrisë, që ishin të mbushura me historitë e komandantëve të tij. Ishte një trajnim bazë për Inkuizitorin e Madh të mëvonshëm të Gestapos që do të ishte forca lëvizëse e Holokaustit.

Pas luftës, në 1918, Himleri hyri në Kolegjin Teknik të Mynihut. Ai studioi kimi, plehra toke, dhe biologji bimore, lëndë të cilat do t’i përdorte në gjenocidin shfarosës të rracave inferiore. Pasi futi në xhep një diplomë në agrikulturë ai bleu një fermë pulash pranë Mynihut ku shiste plehra kimikë për tokat bujqësore.

Kontaktin e parë me Partinë Naziste, Himleri do ta kishte në vitin 1923, kur për herë të parë ai takoi shefin e SA-së, Ernst Rëhm, që po delegonte ideologjinë naziste tek të rinjtë.

Himleri do të merrte pjesë në Puçin e Mynihut në nëntor të atij viti. Ai humbi punën e tij dhe pas kësaj filloi të bënte përpjekje për avancim në parti që ishin mjaft të frytshme.

kolana e librave

Himleri ambicioz filloi t’i transmetonte Hitlerit informacione mjaft konfidenciale në lidhje me anëtarët e partisë. Në vitin 1925 ai u bë një Gauleiter i sukeseshëm, ose lider rajonal partiak, në Bavarinë e Poshtme. Në të njëtën kohë shërbeu si shef propagande ndërmejt viteve 1925-1930. Himleri do të martohet në vitin 1928 me Margaretë Boden, shtatë vjet më e madhe se ai vetë. Ajo do të ngjallte tek ai interesin në hermalisëm dhe misticizëm.

6 janari i vitit 1929 do të sillte për Himlerin e zymtë momentin më emblematik të jetës së tij që ishte marrja në dorë e kryesisë së SS-ve (truprojat e zyrtarëve nazistë).

Nga një personel vetëm prej 200 anëtarësh në 1929 ai e zgjeroi në 52 000 në 1933. Një organizator dhe administrator brilant, i përpiktë, kalkulues dhe efiçent.

Aftësitë mbreslënëse të Himlerit për punë dhe etja e papërmbajtëshme për pushtet u shpalosën në akumulimin e posteve zyrtare dhe në përfeksionimin e metodave në organizimin e terrorismit shtetëror kundër armiqëve politikë të regjimit.

Që kur Partia Naziste erdhi në pushtet në 1933 e deri me fillimin e 1939, Himleri krijoi një sistem policor që Europa e atëhershme dhe bota nuk e kishin parë kurrë. Me 17 qershor 1936 ai emërohet Reichsfuhrer-SS, kreu i një sistemi të unifikuar policor, që kontrollonte policë kriminale SS-në dhe Gestapon.

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore në shtator 1939, Himleri shfrytëzoi rastin për të shtënë më shumë pushtet në xhepin e tij. Në tetor Hitleri e emëroi Reichskommisar fur die Festigung deutschen Volkstums (Komisari i Rajhut për Konsolidimin e Kombësisë Gjermane).

Në këtë post Himleri mund të realizonte ëndrëën romantike të tij për një rracë flokë-verdhë dhe sy blu, të bazuar në kriteret e testeve mendore, fizionomisë, karakterit dhe shpirtit. Paralel me këtë fantazi pjellore vinte dhe eleminimi i “rracave të degjeneruara” siç ishin hebrejtë, polakët, çekët dhe çdo kënd tjetër që pengonte rigjenerimin e populllit gjerman.

Burri i vogël, ngrurrues që dukej në pamje të parë më shumë si një nënpunës banke i përulur se sa diktatori policor i Gjermanisë, me sjelljen pedantike dhe “kortezinë e hollë” që e karakterozonte kishte mashtruar më herët një vëzhgues anglez duke e bërë të mendojë se “askush që takova në Gjermani nuk mu duk më normal”.

I përshkruar si një burrë pa emocione dhe pa nerva, ai vuante nga sëmundje psikosomatike, dhembje të tmerrshme të kokës. Më komikja është se ky individ që ishte sinonim me vetë ligësinë e djallit, që urdhëroi vrasjen e miliona hebrejve dhe civilëve të pafajshëm rusë në frontin lindor, thuajse i binte të fikët kur shikonte drejtpërsëdrejti ekzekutimet e tyre, për të mos thënë se kishte të vjella të bollshme më pas.

Edhe pse ai tashmë kishte një ushtrim të madh të pushtetit të tij përgjatë gjithë Europës ai do të kishte dhe një privilegj të ri. Në vitin 1943, ditët kur gjermanët ishin duke e mbyllur luftën në favor të tyre kishin mbarur dhe ushtria zyrtare gjermane, Vermahti, nuk konsiderohej më edhe aq besnik ndaj Fyhrerit, dhe për këtë Himleri do të angazhonte forcat e tij të armatosura SS, Waffen-SS (një ushtri e vogël private e tij), në front.

Nga 3 divizione ai e zgjeroi në 35 divizione. Më vonë, në gusht 1943, Hajnrih Himleri emërohet Ministër i Brendshëm, tani ai kishte juridiksion mbi gjykatat dhe shërbimin civil.

Lufta filloi të vinte drejt fundit në vitin 1945, dhe njëkosisht filloi fundi i zbehjes së influencës së Himlerit mbi Hitlerit. Duke e ndejrë këtë ai filloi të kishte kontakte me aleatët nëpërmjet ndërkombëtarit suedez Kontit Folket Bernadot të Visborgut. Ai i ofroi këtij të fundit lirinë e hebrejve të këmbim të një kapitullimi sa më të pranushëm për Gjermaninë.

Kur Hitleri e mori vesh për tradhtinë e Himlerit në Fuhrerbunker-in e tij në Berlin urdhëroi arrestimin e tij.

Më 21 maj 1945, pasi Gjermania kapitullon, Himleri u mundua t’ia mbathë duke përdorur një identitet të rremë, të një oficeri Gestapoje. Hoqi mustaqet, vuri në syrin e majtë një fashë të zezë, si piratët, dhe u nis drejt kufirit të frontit britanik. Nuk funksioni. Tentativa e tij mori fund që në ditën e parë ai, së bashku me 11 oficerë SS-je u ndalën nga garda kufitare.

Kapiteni në krye të forcës më parë kishte dyshime për identitetin “e ri” të Himlerit. Ai tha me një zë të qetë “Hajnrih Himler”. Më vonë për t’i shpëtuar një gjyqi të mundshëm pas luftës ai e gëlltiti cianurin që kishte ndër dhëmbë dhe vdiq brenda 12 minutash.

Rajsfureri i SS-ve , Inkuzitori kryesor i Hitleri ishte mjaft i ndërgjegjshëm për reputacionin e tij mizor: “Unë e di që ka njerëz në Gjermani që neveriten kur shikojnë këtë tunik të zi. Ne kuptojmë këtë.” Erih Fromi në veprën e tij, Anatomia e Shkatërrimit Njerëzor (1973), e përshkruan Himlerin si “shembullin e një sadisti autoritar që ndoqi pasionin për kontroll të pakufizuar mbi të tjerët.”