MENU
klinika

“Maja e Adriatikut”

Shkodra në xhiro: 35 automjete historike-retro

22.09.2019 - 15:30

     Qyteti i vjetër i kulturës e historisë, Shkodra, priti mbi 35 automjete historike nga e gjithë Europa, gjatë “Peaks Of Adriatik”, apo xhiros “Maja e Adriatikut”. Këtij aktiviteti iu bashkua edhe koleksioni shqiptar “Retro”, që vjen për herë të parë. Mjetet historike të markave të ndryshme u ndalën në pedonalen “Kolë Idromeno”, pranë hotelit “Colosseo” në Shkodër, duke tërhequr vëmendjen dhe kuriozitetin e pamasë të kalimtarëve.

Kalimtarët, me këtë rast nuk humbën rastin për t’i shijuar nga afër këto makina dhe për të bërë shumë fotografi. Drejtorja e Retro Albania, Ina Haveri, tregon edhe disa detaje të tjera për këto mjete dhe bashkëpunimin e “Retro Albania” me automjetet historike të Europës.

 

 

 

 

Clemens Metonich, i cili ka mbërritur në Shkodër nga Hollanda, me makinën e tij të vitit 1965, tregon se qyteti i Shkodrës dhe Shqipëria, i kanë pëlqyer së tepërmi.

Unë quhem Clemes Metonih. Vij nga Hollanda. Po më pëlqen shumë Shkodra, qytet i bukur por edhe Shqipëria. Me të vërtetë shumë këndshëm këtu. Kam udhëtuar gjatë nga Holanda me makinën time të vitit 1965, por realisht është një kënaqësi shumë e madhe për ne dhe e shijojmë shumë. Janë mjete historike që tërheqin vëmendjen e të gjithëve, çfarë na dhuron shumë kënaqësi.

 

 

 

Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë teksa kemi kaluar edhe përmes Greqisë dhe disa shteteve të tjera, për t’u rikthyer pas disa ditësh, sërish në Hollandë, pas kësaj xhiroje të gjatë që kemi bërë. Shpresoj që të rikthehemi sërish në Shqipëri, sepse jemi ndier shumë mirë”. – kështu është shprehur pjesëmarrësi në këtë event të rëndësishëm kulturor në Shkodër, për pritjen dhe atmosferën.

Pjesë e këtij turi me mjete historike të Europës, do të jenë në vazhdimësi edhe makina të hershme që kanë pronarë shtetas shqiptar, që megjithëse jo të shumtë në numër, shihet me shumë interes e përparësi edhe nga shqiptarët.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit