MENU
klinika

Lojtarët drejt Premier League

Shpërbëhet Barcelona, largohen dy lojtarë!

21.09.2019 - 14:48

Barcelona mund të rikuperojë të ardhurat në janar, pasi mund të largojë nga skuadra dy emra të padëshiruar për trajnerin Ernesto Valverde. Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic mund të përfundojnë në Premier League. Të dy kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të rëndësishme dhe dëshironin të largoheshin këtë verë, por firmat nuk u konkretizuan.

Arsenali kërkon të afrojë kampionatin e botës, pasi po hasin vështirësi me David Luiz në repartin e mbrojtjes. Braziliani u ble nga Chelsea, por deri tani ka zhgënjyer me paraqitjet e tij. Trajneri Unai Emery dëshiron të gjejë një mbrojtës që i jep siguri mbrapa. Francezi nuk ka gjetur hapësira te skuadra katalanase, pasi ka humbur vendin e titullarit.

konica sportkonica sport mobile

Manchester United i është vënë pas mesfushorit Ivan Rakitic. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë dhe kërkon shërbimet e kroatit në skuadër. Barcelona nuk e ndalon, madje e mirëpret largimin e nënkampionit të botës, pasi nuk ka gjetur hapësira në mesfushën e re të katalanasve. Muaji janar mund të jetë momenti i Rakitic për tu larguar nga ‘Camp Nou’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN