MENU
klinika

Flet numri 2 i ambasadës amerikane

“Shqipëria e sëmurë nga korrupsioni dhe mënjanimi politik”

13.09.2019 - 15:32

“Shqipëria duhet së pari të shërojë sëmundjet e korrupsionit dhe mënjanimit politik”.

Kështu është shprehur Zv. Shefi i Misionit Diplomatik të SHBA në Detyrë Dan Koski gjatë ceremonisë në vlerësim të 12 investiguesve të zbatimit të ligjit në Drejtorinë e Anti-Terrorizmit dhe Krimit Kibernetik, të cilët përfunduan kursin e “Hetimit të Përparuar në Internet dhe Media Sociale” këtë javë.

“Si çdo mjeke e përqendruar në shërimin e pacientit të saj, për të trajtuar shkaqet thelbësore të ekstremizmit të dhunshëm, Shqipëria duhet së pari të shërojë sëmundjet e korrupsionit dhe mënjanimit politik, të cilat kanë margjinalizuar shumë prej qytetarëve të saj.

Kura mund të mos jetë e lehtë por është e mundur, dhe Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre në përpjekjet e Shqipërisë për ta arritur këtë gjë”, tha Koski gjatë ceremonisë.

I organizuar nga Asistenca për Trajnim Anti-terrorizëm e Departamentit të Shtetit dhe me koordinimin e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Amerikane, ky ishte kursi i fundit në një seri prej dhjetë kursesh të udhëhequr nga ekspertë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara.

Trajnimi është pjesë e një programi prej 1.3 milionë dollarësh i Asistencës për Trajnim Anti-Terrorizëm në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe Njësisë Antiterrorizëm, për të rritur aftësitë e tyre në hetimet kundër terrorizmit.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve