MENU
klinika

Deklarata

Soreca thirrje politikës: Uluni në dialog, shqiptarët duan…

13.09.2019 - 12:19

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje palëve që të ulen në dialog për të zgjidhur krizën aktuale politike duke nisur madje me diçka konkrete siç 1%shtë reforma zgjedhore.

Gjatë prezantimit të fondeve në kuadër të programit IPA 2, Soreca tha se 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE dhe kjo është arsyeja përse palët duhet të futen në dialog.

Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore.

Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog”, deklaroi Soreca.