MENU
klinika

Transformimi i kryeministrit italian

Si Giuseppe Conte i mbijetoi përmbysjes së qeverisë…

03.09.2019 - 14:01

Nëse formimi i qeverisë së tij të dytë është, siç pritet, i suksesshëm, Kryeministri italian Giuseppe Conte do të qëndrojë si kryeministër për herë të dytë në detyrë, në krye të një mazhorance krejtësisht të ndryshme qeverisëse.

Kjo situatë e çuditshme ka ardhur pas rënies së qeverisë populiste që erdhi në pushtet në maj 2018, me Lëvizjen Pesë Yje dhe Lidhjen.

Kur Matteo Salvini, drejtuesi i Lidhjes, tha se nuk e mbështeste më këtë koalicion “të verdhë-jeshil”, dukej se do të kishte zgjedhje të parakohshme. Kjo ishte një mundësi e mirë për Salvinin pasi sondazhet tregojnë se partia e tij do të dalë fitimtare, duke bërë të mundur që ai të formojë një qeveri të ekstremit të djathtë me partinë Vëllezërit e Italisë.

Por, për të njëjtën arsye, Lëvizja Pesë Yje dhe partia kryesore e opozitës, Demokratët, nën mbikëqyrjen e Conte, filluan bisedimet për të formuar një qeveri alternative. Ata ranë dakord dhe bisedimet tani po vazhdojnë rreth programit të qeverisë dhe shpërndarjes së ministrive.

Të dyja partitë janë të përçara nga brenda, por janë të vetëdijshëm se një zgjedhje e përgjithshme mund të shkaktojë fatkeqësi për ta.

Giuseppe Conte, gjatë këtij procesi, ka pësuar një transformim.

Ai u pa si një kryeministër kukull gjatë administratës së mëparshme, i ngarkuar me detyrën e pamundur për të paraqitur publikisht një qeveri të bashkuar, me gjithë grindjet e vazhdueshme midis dy partive.

Tani, sidoqoftë, Conte është duke shfrytëzuar situatën e re dhe duke e prezantuar veten si një burrë shteti, në gjendje të formojë një qeveri.

Presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Leyen kanë shprehur të gjithë shpresën se Conte do të ketë sukses.

Demokratët e shohin atë si emërues të Lëvizjes Pesë Yje dhe veten e tyre, dhe janë të gatshëm të hyjnë në qeveri për të mirën e kombit.

Shumë anëtarë të partisë nuk do ta harrojnë Nicola Zingaretti, kreun e demokratëve, që premtonte vetëm gjashtë muaj më parë se ai kurrë nuk do të krijonte një koalicion me Pesë Yje.

Tani, jo vetëm që po formohet qeveria e re, por po testohet dinamika e re politike që mund të riformulojë politikën e partisë italiane.

Përfundimi i parakohshëm i koalicionit populist të Italisë jo vetëm që e la mënjanë  Salvinin dhe u paraqiti demokratëve një mundësi të papritur për qeverisje, por gjithashtu nxori një lojtar të ri dhe të papritur të pushtetit në politikën italiane: Giuseppe Conte, njeriu  i momentit.

Martin J. Bull, Profesor i Politikës, Universiteti i Salford

Ky artikull është ribotuar në The Local Italy nga The Converstaions nën një licencë Creative Commons.