MENU
klinika

Shqipëri-Francë

Skandali me himnin/ UEFA zbardh vendimin!

23.09.2019 - 21:03

UEFA ka publikuar masat disiplinore për ndeshjet e kualifikueseve Euro 2020 dhe ato miqësore të muajit shtator.

E gjithë vëmendja ka qenë e përqendruar se çfarë dënimi do të merrte Franca, pas asaj ngatërrese që u bë me himnin e Shqipërisë, në sfidën e 7 shtatorit, por shtëpia e futbollit të Europës e ka parë si të arsyeshme të mos marrë asnjë masë ndaj Federatës Franceze të Futbollit.

Ndërkohë që Sllovakia dhe Rumania janë dy federatat që kanë marrë masa të ashpra ndëshkuese.

Kështu Hungaria do e luajë me dyer të mbyllura ndeshjen ndaj Azerbajxhanit më 13 tetor dhe është gjobitur me 67.125 euro, për akuza si: Hedhje e sendeve në fushë, sjellje raciste, hedhje e flakadantëve dhe sjellje e pahijshme e ekipit.

Edhe Sllovakia është dënuar me një ndeshje pa tifozë, për sjellje raciste.

Ndërkohë që Rumania është goditur më keq: Dy ndeshje pa tifozë për shkak të invadimit të fushës, hedhje e sendeve në fushë, hedhje e fishekzjarrëve dhe sjellje raciste.

Përpos dënimit federata rumune duhet të paguajë edhe 83 mijë euro gjobë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN