MENU
klinika

Detaje

Sot tryeza për Reformën Zgjedhore, kush e përfaqëson opozitën?

25.09.2019 - 09:04

Ashtu sikurse është paralajmëruar ditën e sotme prezenca e OSBE do të mbajë sot tryezën për Reformën Zgjedhore.

Konferenca me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë” pritet të nisë në orën 09:30.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt dhe dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të mbajnë fjalën hyrëse.

Pjesë e tryezës pritet të jenë edhe përfaqësues nga opozita e bashkuar, e cila ka vendosur që të përfaqësohet nga ekspertë ligjorë si Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.

Ndërkaq, në një kohë kur tryeza fillon punimet, kryetari i PD, Lulzim Basha ka njoftuar për një komunikim me gazetarët në selinë blu.