MENU
klinika

Imazhet satelitore të SHBA

Sulmet ndaj rafinerive saudite, gjenden prova kundër Iranit

16.09.2019 - 13:21

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar imazhe satelitore dhe cituan inteligjencën për të mbështetur pretendimin e saj se Irani ishte fajtor për sulmet në objektet kryesore të naftës saudite.

Irani mohon përfshirjen në sulmet ajrore të së shtunës, të cilat u pohuan nga rebelët Houthi të lidhur me Iranin në Jemen. Incidenti ka ulur furnizimet globale të naftës me 5% dhe çmimet janë rritur.

Çfarë po thotë SHBA?

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo fajësoi Iranin në fundjavë, pa dhënë prova, duke bërë që Teherani të akuzojë Uashingtonin për mashtrim. Të Dielën, Presidenti Donald Trump akuzoi drejtpërdrejt Iranin në Twitter. Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar ende, kanë folur në New York Times, ABC dhe Reuters.

Një zyrtar tha që kishte 19 pika ndikimi në objektivat dhe sulmet kishin ardhur nga një drejtim perëndim-veri-perëndim, jo territori i kontrolluar nga Houthi në Jemen, i cili shtrihet në jug-perëndim të objekteve të naftës Saudite.

ABC citoi një zyrtar të lartë amerikan të thoshte që zoti Trump ishte plotësisht i vetëdijshëm se Irani ishte përgjegjës. Në Mbretërinë e Bashkuar, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab tha që nuk ishte ende e qartë se kush ishte përgjegjës për atë që ai e përshkroi si një “shkelje të gabuar të ligjit ndërkombëtar”.

Si po reagojnë tregjet e naftës?

5.7 milion fuçi nafte në ditë më pak, është rezultati i sulmeve të së shtunës ndaj rafinerisë më të madhe në botë në Arabinë Saudite. Ndërsa autoritetet premtojnë se do të rekuperojnë 30 për qind të prodhimit brenda disa orësh.

Mbrëmjen e së dielës çmimi i karburanteve të papërpunuar u rrit me 15 për qind, ndërsa ai i benzinës 11 për qind, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa mëngjesin e të hënës në tregjet aziatike çmimet janë rritur me 10 për qind.

Çmimet kanë arritur maksimumin që nga lufta e Gjirit në vitin 1991. Një fuçi nafte është tashmë deri në 10 për qind më shtrenjtë.

Si ka reaguar Irani?

Irani ende nuk është përgjigjur lidhur me pohimet e fundit të SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionohen marrëdhëniet, Teheran-Perëndim

Cisterna iraniane, SHBA lëshon urdhër sekuestrimi

Sulmet e cisternave në Gjirin e Omanit

Gjermania: S’ka prova të mjaftueshme për Iranin