“Në Monza kam fituar disa herë, duke u prishur festën tifozëve italianë të Ferrarit. Më pas, ata më kanë kërkuar që një ditë të pilotoj makinën italiane. Nuk e di nëse do ta realizoj ndonjëherë këtë gjë, por nëse largohem nga Mercedes opsioni i vetëm do të jetë Ferrari”, u shpreh Lewis Hamilton.
Gjithsesi, piloti britanik pranon se vështirë se ai do të largohet nga makina gjermane.
“Kur je pjesë e Mercedes, kur je pjesë e kësaj familje për një kohë të gjatë, vështirë të largohesh kur sheh rezultatet pozitive”, deklaroi Hamilton.
“Te Ferrari janë dy pilotë të mëdhenj. Vettel e njohim të gjithë, ndërsa Leclerc e ka më të lehtë tani që fitoi një herë. Madje për të do të jetë më e lehtë.
Unë do të bëj maksimumin për të fituar edhe pse kjo është një pistë që favorizon Ferrarin. Koha mund t’i bëjë gjërat e thjeshta më të vështira, ndaj të shohim”, tha Hamilton.