MENU

Gjendja e pilotit

Terapi me qeliza staminale për Michael Schumacher

10.09.2019 - 18:35

Ka nisur terapia “top secret” për Michael Schumacher, legjendën e Formula 1, i cili prej gati 6 vitesh ndodhte në gjendje vegjetative si pasojë e një aksidenti në alpet franceze. Sipas burimeve të besueshme, bëhet fjalë për një përbërje qelizash staminale të përgatitura nga profesor Philippe Menasché.

Ashtu si në dy vizitat e mëparshme, edhe në këtë rast ish-piloti gjerman është transportuar në spital në sekret të plotë dhe me emër të rremë.

Një ambulancë me targa të Gjenevës (Zvicër) ka mbërritur dje në spitalin Georges Pompidou. Në bord kishte Michael Schumacher, gati për të nisur terapinë. Një shërbim sigurie e bën të pamundur qoftë afrimin në ambientet e brendshme të spitalit, aq me tepër depërtimin në repartin e reaminacionit, ku është shtruar 50-vjeçari.

Schumi tashmë është në duart e doktorit të njohur Menasché, i cili konsiderohet numri 1 i terapisë qelizore, që aplikohet në rast të insuficiencës kardiake.

schumacher
schumacher

Konsiderohet gjithashtu një njeri shumë i rëndësishëm për kurimin e trurit dhe të shtyllës kurrizore. Kjo është arsyeja pse Schumacher ka përfunduar në duart e tij.

Menasché ka patentën e sistemit infuziv intravenoz të një kompleksi të substancave terapeutike të përgatitura në laborator bazuar në qelizat staminale.

Gazeta franceze “Le Parisien” beson se ish-piloti ndodhet në Paris pikërisht për këtë arsye: Menasché është e bindur që një përhapje e këtij kompleksi qelizash në trup mund të ketë një efekt të përgjithshëm anti-inflamator. Doktor Menasché dhe drejtuesit e spitalit nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar këtë lajm.