MENU
klinika

Llatja: Miqtë e mirë duken në ditë të vështira

Tërmetet/ Ambasada e Kuvajtit ndihmon të prekurit në Elbasan

25.09.2019 - 19:22

Të prekurit nga tërmeti i 20 shtatorit do të ndihmohen edhe nga Ambasada e Kuvajtit, e cila për të disatën herë tregon vëmendje ndaj shqiptarëve, kryesisht qytetarëve të qarkut të Elbasanit.

Ambasadori i Kuvajtit Fajez Meshari Al Jaseem zhvilloi një takim në prefekturën e Elbasanit ku u prit nga sekretarja e përgjithshme Eva Bica, ndërsa ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Fajez Meshari Al Jaseem ”Ambasada e kuvajtit do t’u gjendet pranë të gjithë popullit shqiptarë të prekur nga tërmeti.

Në emer të ambasadës unë shpreh keqardhjen time të gjitha familjeve të prekura, ndërsa shpreh bindjen se të gjithë bashkë mund t’ia dalim.

Me kryetarin e Bashkisë Llatja kemi biseduar edhe për investime të rtjera në Elbasan, por fillimisht le të kalojmë këtë situatë”

Qeveria Kuvajtjane ka vendosur të dhurojë 500 pako ushqimore për Elbasanin, përkundrejt 5000 të tillave që do të shpërndahen në të gjithë vendin.

Edhe sekretarja e përgjithshme e prefekturës, Eva Bica shprehu falenderimet për solidaritetin e treguar.

Ndërkohë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja u shpreh se miqtë e mirë duken në kohë të vështira, ndërsa theksoi edhe ndërhyrjen që ka bërë Bashkia Elbasan për familjet e prekura nga tërmeti. Në emër të deputetëve, falenderoi Evis Kushi, ndërsa pjesë e diskutimit i cili u përmbyll me një marrëveshje ishte edhe drejtoresha e përgjithshme e shërbimit social Luneda Sufali.

Në fund u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes ambasadës së Kuvajtit, shërbimit social, prefekturës së Elbasanit dhe shoqatës ICC.