MENU
klinika

SEANEMA

Triumfon “Delegacioni shqiptar” në Ulqin

24.09.2019 - 17:12

      Ka rrëmbyer çmimin e filmit më të mirë, në edicionin e 5-të, të Festivalit të Filmit Seanema, mbajtur në Ulqin të Malit të Zi, “Delegacioni“ – filmi nga regjisori shqiptar, Bujar Alimani.

Bashkëpunimi francezo- shqiptar “The Van”, me regji nga Erenik Beqiri, fitoi çmimin e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër. Në Festivalin e Filmit Seanema, çdo vit trajtohet një çështje sociale kyçe, përmes filmave që shfaqen dhe diskutimeve të pas shfaqjes me të pranishmit në panel.

 

 

 

 

 

Tema e këtij edicioni ishte IN / EXCLUSION, për të sjellë në vëmendje rëndësinë e socializimit të individëve që bëhen viktima të diskriminimit.

 

Ngjarjet e filmit zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian, për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë – kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE.

 

 

 

 

 

 

Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bindë delegacionin se, gjithçka është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

 

Veç vlerësimit në Varshavë, “Delegacioni” është përzgjedhur për të qenë pjesë e mbi 16 festivaleve ndërkombëtare, në 11 prej të cilave është vlerësuar me disa çmime.