MENU
klinika

The Economist

Ursula von der Leyen dhe ndryshimet që do të pësojë BE…

08.09.2019 - 12:11

Ursula von der leyen nuk ishte zgjedhja e parë e askujt për të qenë presidente e Komisionit Evropian.

Ajo nuk kandidoi për këtë punë gjatë fushatës elektorale evropiane në maj si “kandidate kryesore” që përfaqëson një grupim politik.

Vetëm për shkak se liderët kombëtarë nuk mund të zgjidhnin një alternativë, ata iu drejtuan ish-ministres së mbrojtjes së Gjermanisë. Parlamenti Evropian mezi u bind dhe miratoi kandidaturën e saj me një shumicë prej vetëm nëntë votash.

Kur javën tjetër ajo të paraqesë ekipin e saj të propozuar prej 26 komisionerësh dhe veçanërisht kur ajo të marrë detyrën më 1 nëntor, shumë pyetje do të presin përgjigje.

As ajo nuk mund të presë një muaj mjalti. Ajo ka për tu përballur me një rënie ekonomike, mosmarrëveshjet rreth buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, probleme të pazgjidhura në zonën e euros, luftërat tregtare dhe shumë të tjera.

Trajtimi i tyre do të varet veçanërisht nga sa e gatshme dhe e aftë do të jetë.

Puna e presidentit të komisionit ka evoluar. Traktatet e njëpasnjëshme e kanë bërë presidentin më të përgjegjshëm para Parlamentit Evropian, më të fuqishëm ndaj komisionerëve të zakonshëm dhe më të aftë për të caktuar axhendën.

Që nga fillimi, Von der Leyen ka kërkuar të vërë vulën e saj politike. Ajo ka këmbëngulur të ketë më shumë komisionere femra. Dymbëdhjetë nga 26 të nominuar deri më tani janë gra; Rumania, shteti i mbetur anëtar, ka propozuar një burrë dhe një grua midis të cilëve von der Leyen mund të zgjedhë. Pra, komisioni tjetër do të jetë 44% ose 48% femra.

Këto tregojnë tre tipare të tjera të komisionit të von der Leyen. Së pari, ajo është e prirur të mos kthejë mbrapa, por të zgjasë politizimin e epokës Juncker. Së dyti, komisioni i ri do të ketë një ngjyrim të majtë për shumë çështje të mëdha. Së treti, zonja von der Leyen është e vendosur të lidhet me ato shtete anëtare lindore që ndjehen të trajtuara padrejtësisht në BE.

Të gjitha këto PO alarmojnë disa. Në shkurt, Stef Blok, Ministri i Jashtëm Hollandez, argumentoi se: “Një komision që krenohet të jetë politik dëmton objektivitetin e vet.”

Sipas mendimit të tij, roli kryesor i institucionit është të jetë një arbitër neutral midis shteteve anëtare.

Mandati i Von Der Leyen, si ai i Juncker, me siguri do të përcaktohet nga mënyra se si ajo reagon ndaj krizave të papritura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas 60 vitesh dominimi mashkullor

Më në fund BE pak ‘rozë’

Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…

Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen