MENU
klinika

Deklarata

Vendimi i CDU-CSU/ Balla: Vendim historik!

24.09.2019 - 20:43

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas votës pro nga grupi parlamentar i SPD dhe CDU/CSU për çeljen e negociatave me kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla theksoi se vendim-marrja politike e grupeve do të shprehet nesër në Komitetin e Çështjeve Europiane dhe pasnesër në seancën Plenare të Bundestagut në mbrëmje.

Mes të tjerash Balla tha se është besim plotë që edhe grupet e tjera të opozitës si Greens, FDP dhe Die Linke do të mbështesin këtë vendim historik dhe do të votojnë pro në seancën e së enjtes.

MESAZHI I BALLËS

“Sapo përfundoi mbledhja e Grupit Parlamentar të SPD dhe po ashtu e CDU/CSU, ku partitë e koalicionit qeverisës gjerman miratuan në grupet e tyre parlamentare vendimin e Bundestagut për të autorizuar qeverinë gjermane që në Këshillin Europian të 17/18 Qershorit të shprehet PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Të dy grupet parlamentare morën sot vendimin se “Bundestagu, në bazë të nenit 9 të Ligjit Federal mbi bashkëpunimin e Qeverisë Federale me Bundestagun Gjerman, lidhur me çështjet e BE-së miratimin e tij, që Qeveria Federale të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Vendim-marrja politike e grupeve do të shprehet nesër në Komitetin e Çështjeve Europiane dhe pasnesër në Seancën Plenare të Bundestagut në mbrëmje.

Sot dhe nesër në Bundestag për të falenderuar deputetët e grupeve parlamentare të CDU/CSU, të SPD por jam besim plotë që edhe grupet e tjera të opozitës si Greens, FDP dhe Die Linke do të mbështesin këtë vendim historik dhe do të votojnë pro në Seancën e së Enjtes.”, shkruan ai.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin