MENU
klinika

Ishte drejt dështimit si futbollist...

Xavi i shpëton karrierën lojtarit të Kombëtares!

26.09.2019 - 20:01

Eros Grezda e ka mbyllur karrierën me Rangersin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Shqiptari u afrua si një bast, por dështoi krejtësisht të tregonte veten në fushën e lojës, por çaloi dhe në sjelljen e tij. Trajneri Steven Gerrard i ka kërkuar të gjejë ekip të ri, ndërsa i bëri krejtësisht bllokadë pasi gjakovari pështyu kundërshtarin e tij me Rangersin B.

Shpëtimi i sulmuesit mund të vijë nga legjenda Xavi.

Legjenda e Barcelonës po drejton ekipin e Al Sadd-it në Katar, ndërsa mediet britanike bëjnë me dije se shqiptari mund të transferohet në Azi.

Kalimi në futbollin e këtij vendi mund të sjellë të ardhura të mira për 23-vjeçarin, por karriera e tij merr një goditje të fortë.

Grezda duhet të largohet me çdo kusht nga Rangersi, pasi me skocezët nuk do të luajë dhe nuk do të marrë minuta.

Ai cilësohet si dështimi më i madh në merkaton e Rangers në verën e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN