MENU
klinika

"Nuk meriton ta marrë shiritin"

Xhaka kapiten i Arsenalit/ Tifozët shpërthejnë ndaj klubit!

27.09.2019 - 19:37

Ditën e sotme është njoftuar se kapiteni i ardhshëm i Arsenalit do të jetë Granit Xhaka, i cili do të marrë shiritin pasi u zgjodh nga lojtarët e skuadrës.

E gjithë skuadra e “Topçinjve” ka votuar për kapitenin e ardhshëm dhe lojtari që është zgjedhur për këtë me shumicë votash është pikërisht mesfushori shqiptar. Megjithatë këtë vendim nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët e Arsenalit, të cilët kanë reaguar në faqen zyrtare të klubit.

“Xhaka bum Xhaka jashtë nga klubi im”, shkruan një nga tifozët.

Një tifoz tjetër shkruan: “ Nuk meriton ta marrë shiritin, ky është një sulm total për ekipin tonë.”

Mesfushori ka ditëlindjen ditën e sotme dhe disa tifozë nuk ngurojnë ta lidhin dhënien e shiritit edhe me këtë ngjarje të jetës së tij.

“E more si dhuratë për ditëlindjen.”, i shkruajnë disa tifozë.

Megjithatë ka edhe nga ata që kundërshtojnë një pjesë të tifozëve që janë kundër, që shiritin e kapitenit ta marrë Xhaka.

“Këta të ashtuquajturit tifozë të Arsenalit, janë më të këqijtë. Njerëz shumë agresivë që nuk kanë arritur asgjë në jetët e tyre.”, shkruan një tifoz në “Twitter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthehet vetëm nëse...

E bujshme/ Xhaka jashtë kombëtares?

VAR tregohet 'zemërgjerë' me shqiptarin

Xhaka e kthen ndeshjen në boks, shpëton nga i kuqi

"E vështirë ndaj Shqipërisë"

Xhaka: I detyruar të luaj ndaj Kosovës!