MENU

Argjentinasi 'bën ligjin' tek Barcelona

Zbulohen dy mega-blerjet që ka kërkuar Messi!

17.09.2019 - 19:03

Leo Messi duket i zhgënjyer. Barcelona ka qenë mjaft aktive në merkato, duke blerë Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong, por në këtë fillim sezoni vihet re dobësia e katalanasve në mbrojtje.

Sipas gazetës prestigjoze, Don Balon, argjentinasi duket se i ka kërkuar klubit katalanas shërbimet e Trent Alexander-Arnold të Liverpool dhe Joshua Kimmich të Bayern Munich.

Dy mbrojtësit e rinj janë dy nga më të mirët në Europë në pozicionet e tyre përkatës.

Alexander-Arnold ka shpejtësi dhe potencë, gjë të cilën e tregoi dhe në përballjen kundër Barcelonës në Champions, ku i riu anglez luajti një rol kyç në kualifikimin e ‘The Reds’.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle, i preferuari i numrit 10 të Barçës mbetet gjermani Kimmich, i cili është tepër i aftë teknikisht në mbrojtje por edhe në mesfushë.

Pavarësisht dëshirës së Messit, problemi kryesor i blaugranasve është sakrifica ekonomike që do i duhej të bënte klubi për transferimet e dy lojtarëve.