20.09.2019 - 13:31
Janë zgjatur me dy muaj afatet e paraburgimit për grupin kriminal “Bajri”.
Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me trup gjyqësore të përbërë nga Iliriana Olldashi, ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Renda dhe pjesërisht kërkesën e mbrojtësit, avokatit Arbër Hoxha, duke zgjatur vetëm me dy muaj afatet e paraburgimit për 4 personat nën hetim, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali.
Në këto kushte, pritet që në zbatim të vendimit të sotëm të Gjykatës, Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë të dorëzojë maksimalisht brenda datës 20 nëntor dosjen në Gjykatë për Grupin “Bajri”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bandat e Shkodrës
Burg për grupin “Bajri”/ Avokati: Vendimi i paligjshëm
Masa e Sigurisë
Krimet e Rënda: “Arrest me burg” për Grimën
Operacioni "Oazi"