25.09.2019 - 18:30
Andrea Barzagli është rikthyer përsëri te Juventusi, por këtë herë jo përkrah Bonuccit dhe Chiellinit në fushë.
Ish-mbrojtësi i bardhezinjve do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Mauricio Sarri dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme, për të filluar punën.
Italiani vari këpucët në gozhdë në përfundim të sezonit të kaluar, teksa deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.
Lajmin për rikthimin te “Zonja e Vjetër” të 38-vjeçarit e kanë njoftuar vetë torinezët, të cilët kanë konfirmuar se Barzagli do të jetë pjesë e stafit teknik.
Barzagli luajti për Juventusin si futbollist për 8 sezone, nga 2011 ku arriti të fitojë edhe 8 tituj kampionë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Fillojnë tratativat
Juventus-PSG/ Shkëmbim lojtarësh në Janar!
Klubi bardhezi në telashe
Juventus pëson tronditjen e radhës!
'Bomba' nga Spanja