MENU
klinika

Fillojnë tratativat

Juventus-PSG/ Shkëmbim lojtarësh në Janar!

23.09.2019 - 19:36

Emre Can e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij te bardhezinjtë për situatën ku ai u la jashtë listës së Champions League dhe Juventus po projekton largimin e tij.

Fillimisht flitej për një largim të mesfushorit gjerman drejt skuadrës së Atletico Madrid, pasi lojtari pëlqehej nga Simeone për shkak të agresivitetit të lojtarit.

Por ‘Tuttosport’ raporton se kampionët e Italisë po punojnë për një shkëmbim të mundshëm mes Emre Can dhe mbrojtësit të PSG, Thomas Meunier.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, mendon të bëjë të mundur shkëmbimin Can-Meunier që në merkaton e dimrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”