MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

A bëhet Hysaj gati për dy ndeshjet e nëntorit? Flet agjenti…

25.10.2019 - 15:54

Elseid Hysaj ishte një nga mungesat kryesore të Shqipërisë në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Një dëmtim i pësuar pak javë më parë kundër Torinos, bëri që kapiteni të humbiste vendin në Kombëtare por për fatin e tij të mirë, nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë.

Në lidhje me gjendjen e tij, ka folur menaxheri Mario Xhufredi i cili në njëfarë mënyre i ka dhënë edhe një lajm të mirë Edi Rejës.

Ai u shpreh se Hysaj do të jetë në fushë pas 10 ditësh teksa do të stërvitet dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur.

“Mario Rui është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për Atalantën, ndërsa Hysaj ka filluar të stërvitet sërish por nuk do ta shohim në fushë para se të bëjë 10 ditë”, u shpreh Xhufredi.