MENU
klinika

Detajet

Aksident në Korçë, plagosen dy persona, një në gjendje të rëndë

07.10.2019 - 20:49

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Korçë, si pasojë e një aksidenti, në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi në fshatit Vlocisht, ku janë përplasur dy makina.
Personat e plagosur,janë dërguar në spital, ndersa njeri prej tyre, i identifikuar si Lulëzim Çami, ndodhet ne gjendje te rende. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.7

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë – Informacion paraprak.

Më datë 07.10.2019, rreth orës 19:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të një karburanti, ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L.Ç, me mjetin tip “Mazda” me drejtues shtetasin O.G.

Për pasojë janë dëmtuar, drejtuesi i mjetit tip “Renault” shtetasi L.Ç, si edhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi D.A, të cilët u dërguan në Spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë