MENU
klinika

Arrestimi i Liridon Pulës

Emërohet kreu i ri i Kadastrës në Durrës

02.10.2019 - 11:42

Arjan Cengu është drejtori i ri i Kadastrës shtetërore në qytetin bregdetar të Durrësit.

Cengu zëvendëson Liridon Pulen, i cili u arrestua nga policia mesditën e djeshme për “Shpërdorim Detyre”.

Policia njoftoi dje:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për akuzën “Shpërdorimi i detyre” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.