MENU
klinika

Reagimet e ekonomistëve

As marrëveshja nuk e ‘shpëton’ Britaninë…

13.10.2019 - 16:49

Ekonomia e Britanisë do të marrë vite për t’u rikuperuar, paralajmëruan ekonomistët këtë fundjavë.

Duke shpresuar se një marrëveshje me BE-në do të nënkuptojë një fillim të ri për biznesin, ekonomistët thanë se një rritje e dobët globale dhe zhvendosja e punëdhënësve nga Britania e Madhe mund të bëjnë që rimëmbja të jetë e vonuar deri në dekadën e ardhshme.

Prodhuesi japonez i makinave Nissan tha javën e kaluar se një Brexit pa marrëveshje do të vinte në rrezik fabrikën e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe 30,000 vende pune, shumica në veri-lindje.

Një marrëveshje si ajo që besohet të ishte propozuar nga kryeministri javën e kaluar do të dëmtonte gjithashtu prodhuesit, sipas një letre dërguar qeverisë nga përfaqësues të pesë sektorëve.

Hapësira ajrore, automobilistike, kimike, ushqimore  dhe industritë farmaceutike, të cilat punësojnë 1.1 milion njerëz, paralajmëruan se vendimi i dukshëm i Boris Johnson për të mos iu ‘nënshtruar’ më institucioneve rregullatore të BE-së paraqiste një “rrezik serioz për konkurrencën”.

Pesë përfaqësuesit i thanë sekretarit të Brexit Steve Barclay dhe ministrit të Zyrës së Kabinetit Michael Gove për “dëmtimin që do të bëhej nga qasja e tanishme mbi divergjencën rregullatore”.

Prodhimi i brendshëm bruto është midis 2.5% dhe 3% (55bn dhe 66bn £) më poshtë se ku do të kishte qenë pa Brexit, sipas Institutit për Studime Fiskale.