Aurela Gaçe, këngëtarja e njohur feston ditën e sotme 45-vjetorin e lindjes, i cili duhet thënë se e gjen në superformë.
Aurela ka zgjedhur që të ndajë një foto me ndjekësit nga palestra, për të thënë se jeta ka dhe sfida apo vështirësi, dhe se jo gjithçka është si imazhet e kuruara të personazheve publik.
E s’mund të kaloje pa pasur një urim për veten, që të ketë sa më shumë jetë për vajzat e saj, që ti shohë teksa ato rriten.
Postimi i plotë i Aurelës:
Sot, 45 vjeç
Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.
Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.
Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.
Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua .
Kaq dua vertete, vetëm jetë.
Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara