Në muajin nëntor Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020. Shqipëria nuk ka më shanse për në Europianin e vitit të ardhshëm, por sfida e fundit me Francën merr rëndësi të veçantë.
Më 14 nëntor do të luhet me Andorrën në “Elbasan Arena”, por tri ditë më vonë vëmendje merr ndeshja me “Gjelat”, pasi përurohet stadium i ri “Arena Kombëtare”.
Duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor.
14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena)
17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë)
Çdo tifoz mund të antarësohet në FanClub nëpërmjet linkut: http://fanzone.fshf.org/
Deri më datë 1 Nëntor, biletat mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium.
*Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub
*Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub
(Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit)
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit