MENU
klinika

Serie A, Java 8

Bollëk golash, Inter ia del me dy dopieta

20.10.2019 - 14:40

Plot 7 gola në Sassuolo mes ekipit vendas dhe Inter, por në fund zikaltrit fitojnë 3-4, duke ndjekur hapin e Juventus, me vetëm një pikë më pak. Inter ka fituar me dy dopieta.

Sfida nisi me marshin e pestë që në fillim, teksa Lautaros i mjaftuan vetëm 65 sekonda që të kalonte të tijtë në avantazh. Sassuolo reagoi në minutën e 16-të, me anë të Berardit, i cili depërtoi mjaft bukur në zonë dhe mposhti Handanovic.

Në fundin e pjesës së parë, Interi shënoi dy herë me anë të Lukakut, i cili fillimisht shënoi në të 38-tën, duke shpalosur të gjithë potencën e tij, ndërsa në të 45-tën, shndërroi në gol një 11-metërsh.

Pjesa e dytë ishte përsëri me të njëjtin ritëm si e para. Interi shënoi edhe golin e katërt në minutën e 71-të, me anë të Lautaro Martinez, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur të gjithë menduan se sfida nuk do të kishte më histori, Sassuolo u rizgjua dhe shënoi dy herë në minutat 74’ dhe 81’. Fillimisht Duricic dhe më pas një gol fantastik i Bogas, trembën jo pak zikaltrit, të cilët vuajtën deri në vërshëllimën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN