Një natë para Halloween, Juventus është ndjerë vërtet në vështirësi. Penalltia e transformuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 96-të kundër Genoa-s ka shmangur barazimin e dytë radhazi të bardhezinjve.
Juventus është kthyer në vendin e parë të renditjes, të cilin e kishin humbur përkohësisht pas fitores së Inter-it kundër Brescia-s.
Kështu, tri ditë para derbit kundër një Torino në krizë, kampionët në fuqi të Italisë kanë patur mundësi ta festojnë me të vërtetë Halloween-in.
Ai që ka menduar për gjithçka ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka vendosur të shkojë i maskuar në Continassa për të trembur shokët e skuadrës. Juventus ka publikuar gjithçka rrjetet sociale, duke zbuluar edhe identitetin e “lojtarit misterioz”.