MENU
klinika

Nga The Guardian

Dhuna në Hong-Kong, gabim i pafalshëm për Kinën

16.10.2019 - 18:12

Tani, revolta e pritur gjatë e klasës së mesme ka mbërritur në Kinë, jo nga vetë Kina, por nga Hong-Kongu.

Dhe më shumë se çdo problem tjetër që përballet Kina, kriza e vazhdueshme në qytet mund të përcaktojë qëndrimin e Xi dhe drejtimin e vendit të tij gjatë viteve të ardhshme.

Problemi i trazirave civile në Hong-Kong, është një pasqyrim i sjelljes së dhunshme të Kinës nën udhëheqjen e Xi Jinping, diçka që tregon ndryshim nga epoka e post-Maos. Mund të shihet kjo në projektin e ashtuquajtur “Rruga e re e mëndafshtë”, një projekt për ndërtimin e infrastrukturës. Ose, së fundmi, shpërthimi i sistemeve të reja të armëve gjatë paradës ushtarake që përkujton 70-vjetorin e sundimit të partisë komuniste, një deklaratë e qëllimit të Kinës për të rivalizuar fuqinë ushtarake amerikane më hapur se në çdo kohë.

Nën udhëheqjen e Xi, Kina ka ndërhyrë shumë më drejtpërdrejt në qeverisjen e Hong-Kongut. Pekini ka vendosur një sërë kufizimesh për demokracinë e qytetit, një nocion të tipit “një vend, dy sistemet “.

Veçanërisht, këto kanë përfshirë ndalimin e kandidatëve politikë për demokraci dhe propozimin në shkurt nga shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam: një ligj që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve kriminelë nga Hong-Kongu në Kinë.

Kjo do të lejonte më shumë vetëvendosje nën sovranitetin kinez, siç u premtua kur Britania e ktheu Hong Kongun përsëri në kontinent në 1997. Demonstratat paqësore kanë përfshirë shumë të moshuar, si dhe mjaft banorë nga grupe të tjera të popullsisë që supozohej se ishin konservatorë, qoftë nëpunës civilë apo njerez biznesi.

Por logjika e pushtetit nën udhëheqjen e Xi ka qenë gjithmonë kërkesa për më shumë kontroll, brenda rajonit. Kjo fillon vetëm me radikalizimin e popullsisë së Hong Kong-ut, dhe dëmtimin e ekonomisë dhe reputacionit të qytetit si një mecek biznesi i besueshëm.

Vetëm në dy javët e kaluara, efektet e krizës në Hong Kong u përhapën në një mënyrë të papritur në SHBA, kur një ekzekutiv për një ekip NBA shprehu mbështetje në Twitter për protestuesit e Hong-Kongut, kompanitë kineze menjëherë ndërprenë lidhjet e tyre me ligën amerikane të basketbollit.

Në një vend ku shumica e njerëzve dinë pak për Kinën, kjo ishte hera e parë që shumë vetë u ndërgjegjësuan për gjithçka që ndodh në Kinë.

Mundësia përfundimtare, natyrisht, është një ndërhyrje policore ose ushtarake nga kontinenti, në mënyrë që të hiqet dorë nga protestat.

Por me çfarë kostoje? Hong Kongu do të humbte përgjithmonë statusin e tij si një qytet global, kozmopolit, “një patë që shtron vezë të arta për Kinën”.

Hong-Kongu ka shërbyer si një portë kritike biznesi dhe investimesh për vendin: një vend ku kompanitë e huaja mendojnë se është më e sigurt për ta të investojnë për shkak të sistemit të pavarur gjyqësor dhe një strukturë bankare që lejon shndërrimin falas i monedhave dhe transferimeve të pakufizuara ndërkombëtare.

Një pushtim i Hong-Kongut me forcë gjithashtu do të shkatërronte propozimin e Pekinit, që Tajvani duhet të pranojë bashkimin me Kinën.Një goditje katastrofike në Hong-Kong mund të shkojë shumë keq për Xi, një drejtues që është përpjekur të projektojë një atmosferë qëndrueshmërie.

Nëse arrestimet masive ose tanket do të përdoren për të shtypur një lëvizje proteste që synon të sigurojë demokraci, anëtarët e klasës së mesme të Kinës do të fillojnë ta shohin këtë jo vetëm si një humbje për Hong-Kongun, por si një humbje për shoqërinë e tyre.

Howard W French është një akademik dhe autor. Libri i tij i fundit është “Çdo gjë nën Parajsë: Si e kaluara ndihmon në kërkesën e Kinës për të qenë fuqi globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Reputacioni nuk do rekuperohet menjëherë por…

Biden ka të drejtë: Amerika është rikthyer

Gati lëshimi i 87 anijeve dhe avionëve luftarakë në Egje

Turqia bën lëvizjen surprizë

Bashkëpunimi nuk tregon dobësi!

Përse SHBA duhet të bashkëpunojë me Kinën?