Një ditë më parë u hodh idea e ndërrimit të stadiumeve për “El Clasico”-n, pra sfida e parë (më 26 tetor) të luhej në Madrid dhe jo në Barcelonë, sipas kalendarit.
Qyteti i Barcelonës është pushtuar nga protestuesit e shumtë dhe ngjan si gjendje lufte. Zjarre, makina të djegura, vitrina dyqanesh të thyera, përplasje fizike mes policisë dhe qytetarëve.
Situata kaotike ka vënë në alarm drejtuesit e La Ligas për zhvillimin e ndeshjes “El Clasico” në “Camp Nou”. Drejtuesit e Barcelonës refuzuan menjëherë propozimin e ndërrimit të stadiumeve.
Drejtuesit e kampionatit duan që ta shtyjnë tashmë sfidën dhe të mos luhet me 26 tetor, por më 18 dhjetor, me shpresen se protestat do të mbyllen me aq. Situata sa vjen e përkeqësohet dhe pas 9 ditësh asnjë nuk mund të thotë se gjithcka do të qetësohet.