MENU
klinika

Palët pranë akordit

E bujshme/ Spalletti i thotë “po” Milanit!

07.10.2019 - 17:48

Luciano Spalletti dhe Milani janë një hap larg akordit! Ish-trajneri i Interit ka thënë “po” dhe me bindje të plotë.

Nuk e shqetëson aspak renditja (Milani ndodhet 4 pikë larg zonës Champions) dhe është i motivuar për të treguar vlerat, sidomos karshi Interit që e shkarkoi aq lehtësisht në fund të sezonit të shkuar duke arritur dy herë zonën Champions. Teknikisht, projekti kuqezi i pëlqen.

Miqve u ka rrëfyer për një sfidë emocionuese. Sakaq, ish-futbollisti dhe agjenti Massimo Brambati, në lidhje me këtë situatë, tha se “Spalletti do të jetë trajneri i Milanit!

Spalleti-Inter times-konica.al

Të mërkurën do të kryejë stërvitjen e parë. Shkëmbeva mesazhe me të në formë humori! Giampaolo? Nuk i jepej Milani një trajneri me atë CV. Duhet të paguajnë edhe ata që e zgjodhën, sepse Maldini dhe Boban nuk kanë kryer kurrë këtë zanat. Interi peshkoi te Juventusi dhe ja rezultatet”.

Sakaq, Gianluca di Marzio sqaron se Spalletti kërkon dëmshpërblimin e Interit vetëm për princip dhe pasi nuk i intereson aspekti ekonomik, por mënyra se si e shkarkuan nuk i pëlqeu. Palët po negociojnë por gjithçka shkon drejt akordit zyrtar.

Giampaolos dhe stafit të tij nuk u është komunikuar ende asgjë, por pritet që deri në mbrëmje të ketë lajme të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Genoa shansi i fundit

Milani gjen pasardhësin e Giampaolos!