MENU
klinika

Kush do e zëvendësojë

E duan në kombëtare/ Klopp gjen pasuesin e tij

07.10.2019 - 21:52

Emri i Jurgen Klopp, po qarkullon periudhën e fundit, për kombëtaren gjermane. Trajneri i Liverpool-it, shihet nga Federata e shtetit të tij, si zëvendësuesi ideal i Low-it, që pas Europianit duket se do të lërë stolin e “pancerave”.

Por, siç raporton “The Sun”, Klopp e ka gjetur pasuesin e tij te Liverpool-i. Ish-kapiteni Steven Gerrard, mund të jetë ai që do të marrë drejtimin e të kuqve.

Gerrard është duke bërë një punë të mirë me Rangers, në Skoci dhe Klopp duket se i beson aftësive të ish-kapitenit legjendar të Liverpool-it.

Terreni duket se po bëhet gati për ndryshime të mëdha te Liverpool-i, që me Klopp-in është rikthyer i lavdishëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka njerëz që janë të bezdisur nga prania ime..."

‘Zbërthehet’ Klopp: Ja pse nuk rinovoj me Liverpoolin!