MENU
klinika

"The Special One" vijon me tekat

Ende i papunë/ Mourinho refuzon ofertën e radhës!

09.10.2019 - 21:31

Sipas raportimeve nga Franca, Jose Mourinho ka refuzuar shansin që të merrte detyrën e trajnerit të skuadrës së Lyon.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se presidenti i Lyon, Jean-Michel Aula, kontaktoi me ish-trajnerin e Manchester United, pas shkarkimit të Sylvinho ditën e hënë.

Një ofertë e refuzuar nga Mourinho, të paktën sipas stacionit radiofonik francez, “RMC”.

Portugezi synon rikthimin e tij në Premier League shumë më shumë se transferimin në Francë, edhe për faktin se familja e tij është e stacionuar aktualisht në Angli, pas dy aventurave të tij të mëparshme në “Old Trafford” dhe te Chelsea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa e veçantë nga Spanja

“Dua që Mourinho dhe Ronaldo të kthehen”