MENU
klinika

"Fjongo rozë"

Ermonela Jaho koncert bamirësie në Tiranë!

04.10.2019 - 13:24

     Në mbështetje të grave që luftojnë me kancerin e gjirit, Ermonela Jaho është emëruar ambasadore e fushatës “Fjongo rozë”. Me këtë aktivitet, sopranoja e famshme do të jetë sërish në Tiranë.

Koncerti do të mbahet më 22 tetor në Tiranë, teksa organizatorët kanë bërë të ditur se për koncertin e shumëpritur, do të ketë të tjera hollësi ditëve në vijim.

 

 

 

 

 

Më pas, bëhet me dije se organizator i këtij koncerti është “YWCA of Albania” shënon vitin e 11-të në nismat për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Ne si organizatë dhe partnerët mbështetës, jemi të angazhuar në informimin dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Këto nisma janë simbolika të punës sonë, të mesazheve të forcës e guximit, që i shprehim në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarjes së historive personale.

 

 

 

Së bashku, jemi më të fortë! Ne jemi më të forte, kur kauzën tonë e mbështet ambasadorja jonë, sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila do të zhvillojë koncertin e bamirësisë kushtuar “Fjongos rozë”.

 

 

 

 

Le të mposhtim frikën, turpin, stigmatizimin! Le të mposhtim dhe të parandalojmë! Le të krijojmë një tetor plot ngjyra! Ti mund të kontribuosh! Edhe ti! Të gjithë ne! Vishuni me rozë, vendosni fjongon dhe bëhuni këtë muaj, bashkëudhëtarë të “YWCA of Albania” në aktivitetet e planifikuara. Për ndërgjegjësimin! Për parandalimin! Për jetën, kauza e “Fjongos rozë”!

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!