MENU
klinika

Si përfitoi nga vështirësitë e qeverisë

Evropa të përgatitet, rikthehet “stuhia” Salvini

29.10.2019 - 11:27

Udhëheqësi i Lidhjes së krahut të djathtë të Italisë ishte zhdukur nga vëmendja politik,  pasi ai u përpoq dhe nuk arriti të shkaktonte zgjedhje të reja në gusht.

Një triumf në zgjedhjet lokale të dielën tregon se ai është gati për një rikthim.

Koalicioni i qendrës së djathtë të Italisë, i përbërë nga Lidhja, Vëllezërit e Italisë dhe Forza Italia, fitoi në rajonin e vogël qendror të Umbria, tradicionalisht një “bastion” i së majtës. Rezultati është një goditje paralajmëruese për Partinë Demokratike në pushtet dhe Lëvizjen Pesë Yje dhe një shenjë që Salvini mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar.

Në dy muajt e fundit Demokratët e qendrës së majtë dhe partnerët e tyre të koalicionit populist Pesë Yje kanë siguruar investitorët ndërkombëtarë se Italia nuk ka ndërmend të përplaset me Bashkimin Evropian.

Demokratët dhe Pesë Yjet e kanë kaluar pjesën më të madhe të kohës në qeveri duke debatuar me njëri-tjetrin, duke i lënë votuesit të pyesin se çfarë mund të arrijnë.

Nga e gjitha kjo ka përfituar Salvini, pas një vere të vështirë.

Ai ka rindërtuar një aleancë me ish-partnerët e tij të Forza Italia të Silvio Berluskoni dhe Vëllezërit e ekstremit të djathtë të Italisë, dhe ka sulmuar qeverinë për rritjen e taksave të saj.

Pesë Yje dhe Demokratët kanë një rrugë të vështirë përpara. Luigi Di Maio, drejtuesi i Pesë yjeve, po kryeson një numër revoltash të brendshme.

Nicola Zingaretti, kreu i demokratëve, përballet me një sfidë po aq të ashpër nga paraardhësi i tij Matteo Renzi, mund të destabilizojë qeverinë.

Frika nga Salvini po e mban bashkë këtë koalicion por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.

Rritja e ngadaltë, borxhi  dhe politika tejet e pasigurt do të vazhdojnë ta “mashtrojnë” Romën.

Ferdinando Giugliano shkruan kolona mbi ekonominë evropiane për Opinionin Bloomberg. Ai është gjithashtu një kolumnist ekonomie për La Repubblica dhe ishte anëtar i bordit editorial të Financial Times.