MENU
klinika

NOBEL në fizikë

Fakte të reja mbi universin: 3 shkencëtarët fitues

08.10.2019 - 17:58

      U vlerësuan për zbulime që lidhen me universin. Çmimi “Nobel në Fizikë” u shkoi tre shkencëtarëve: James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz u shpallën fitues, gjatë ceremonisë së ditës së sotme, në Stokholm.

 

 

Sipas publikimit nga Komiteti i Nobelit, thuhet se gjysma e çmimit iu nda James Peebles, për “zbulimet teorike në kozmologjinë fizike”, ndërsa pjesa tjetër, dy shkencëtarëve të tjerë, për “zbulimin e një eksoplaneti që rrotullohet rreth një ylli”.

Fituesit do të ndajnë shumën prej më shumë se 900,000 dollarësh, si vlera monatera e çmimit.

Një ditë më parë, të hënën, Komiteti i Nobelit ndau çmimin për Mjekësinë, ndërsa këtë javë do të ndahet edhe Nobeli në Kimi, ai për Paqen, si dhe Letërsinë.

 

   

     Sa i përket fushës së letërsisë, “Nobeli 2019” ndan dy çmime, ai i vitit, bashkë me vlerësmin për vitin e kaluar. Kjo, pas skandalit seksual që përfshiu Akademinë e Shkencave në Suedi, gjatë vitit 2018.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit