MENU
klinika

"Nëse janë në kafe, të vijnë"

Fillon seanca parlamentare, Kuvendi i boshatisur nga deputetët

03.10.2019 - 10:20

Ka filluar para pak minutash seanca parlamentare e kësaj të enjtje.

Por ndonëse do të diskutohet një projekt-rezolutë shumë e rëndësishme si ajo e negociatave të Shqipërisë me BE-në, në sallë shihet një pjesëmarrje shumë e ulët.

Më shumë se gjysma e deputetëve nuk janë të pranishëm në seancë dhe për këtë reagoi edhe deputetja e opozitës Rudina Hajdari.

“Dua të inkurajoj të gjithë deputetët, nëse janë në kafe të vijnë në sallë, duhet të jemi të gjithë për të votuar rezolutën”, tha Hajdari.