MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Mbretëresha hap listën e dëshirave…

15.10.2019 - 16:37

Fjalimi i Mbretëreshës filloi me deklaratën se përparësia e qeverisë “ka qenë gjithmonë” largimi nga BE më 31 tetor. Por, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në fund të muajit.

Duke pasur parasysh mungesën e shumicës së Konservatorëve, përmbajtja e fjalimit nuk ishte fare e  rëndësishme për të ardhmen e afërt të Britanisë, në krahasim me bisedimet me Brukselin.

Kombi pa një shfaqje të Mbretëreshës, që lexonte një listë të dëshirave të Boris Johnson.

Por edhe në qoftë se asnjë nga 26 projektligjet e premtuara nuk gjen rrugën e duhur, fjalimi ishte interesant, dhe shqetësues, për atë që tregonte për partinë në pushtet, duke qenë se zgjedhjet priten brenda disa muajve.

Projekt-ligji i imigracionit që i jep fund lirisë së lëvizjes, dhe disa të tjerë, varen nga rezultati i negociatave të kësaj jave.

Dhe gjëja e fundit që i nevojitet Mbretërisë së Bashkuar tani është që besimi i njerëzve në demokraci të shkatërrohet më tej.

Mbretëria e Bashkuar ka nevojë urgjente për të kufizuar ndotjen e ajrit dhe ujit, kështu që angazhimi për legjislacionin e ri mjedisor është i domosdoshëm.

Por pavarësisht nëse gjykohet si një program për qeverinë, ose si një manifest i përgjithshëm zgjedhor, ky fjalim i Mbretëreshës ra në sy për gjithçka që zbuloi.

Brexit ose jo, çështje të tilla kritike nuk duhet të lejohen të mbeten të pazgjidhura, më gjatë.

Parlamenti më jetëshkurtër në kujtesën e Britanisë u hap në mars 1974 me premtimin e Harold Wilson për një referendum për anëtarësimin e vendit në Komunitetin Ekonomik Evropian.

Deri më tani Johnson i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur planet e tij për të lënë Evropën në një votim publik.

Por me këtë parlament të ri ka të ngjarë të mos mposhtet rekordi i 1974 dhe fjalimi i të hënës së Mbretëreshës e bën më shumë se kurrë të qartë pse rezultati më i keq i mundshëm i çdo zgjedhjeje do të ishte një qeveri me shumicë konservatore e drejtuar nga Johnson.