11.10.2019 - 20:30
Google Maps tashmë mund të ndihmojë njerëzit që kanë probleme me shikimin për të arritur në destinacionet që kërkojnë duke u kujtuar vazhdimisht rrugën e drejtë apo duke i paralajmëruar ndërsa kalojnë vijat e bardha.
Përmes navigimit me zë, aplikacioni gjithashtu u tregon sesa larg janë nga kthesa e ardhshme dhe madje mund ti kthejë pas nëse kanë hyrë në rrugën e gabuar.
Në postimin në blog Google thotë se funksionet janë të disponushme në iOS dhe Android por vetëm në dy gjuhë, Anglisht dhe Japonisht.
Udhëzimet mund të aktivizohen nga menuja e cilësimeve të aplikacionit. Kompania tha se më shumë gjuhë dhe vende të botës do ti bashkohen kësaj liste.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Historia e pabesueshme
Djali që gjeti nënën e tij me ‘Google Earth’!
"Partner Infrastructure Sidewalk"