Përkundër zhgënjimit nga vendimi i disa liderëve evropianë për të mos filluar bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut, forcat politike të vendit duket se ende kërkojnë të arrijnë këtë qëllim, që do të thotë se ata ende duhet të përmbushin angazhimet e tyre.
Çarëdo që të ndodhë në skenën e brendshme politike në Shkup gjatë disa muajve të ardhshëm, ndërkohë që vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme në prill, fqinjët tanë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të dinë që Greqia nga ana e saj, qëndron në marrëveshjen e Prespës dhe do të vazhdojë të zbatojë kushtet.
Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë diçka të tillë po ashtu, edhe pse ai ishte zyrtarisht kundër marrëveshjes së emrit, kur ajo u ra dakord nga paraardhësi i tij.
Kjo do të thotë se marrëveshja është miratuar nga dy partitë më të mëdha të vendit, të cilat përfaqësojnë rreth tre të katërtat e elektoratit grek.
Qëllimi strategjik i Athinës dhe porosia që duhet të dërgojë në çdo drejtim, është se marrëveshja do të respektohet dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e BE dhe NATO.
Marrëveshja e Prespes hap rrugën për stabilitetin dhe prosperitetin e kombit ballkanik. Greqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në BE në këtë drejtim, dhe ka një interes strategjik dhe tregtar për ta parë atë të materializohet.
Përveç vëzhgimit të ish-ministrit të PASOK dhe ekspertit kushtetues Evangelos Venizelos, që ngrirja e bisedimeve të pranimit mund të ketë një ndikim negativ në zbatimin e marrëveshjes së Prespes, pasi kjo e fundit përcakton se përdorimi i emrit të përbërë varet në vend nga varet nga negociatat dhe hapja e kapitujve, Athina është ende në pritje të procesit.
Komuniteti ndërkombëtar pranon që Greqia ka ecur mire dhe sinqerisht shpreson të bëhet aleati më i ngushtë strategjik i Maqedonisë Veriore dhe partneri tregtar në rajon, madje duke kontribuar me praninë e saj ushtarake në ruajtjen e fqinjit të saj nga kërcënimet e jashtme.
Këto janë fakte, dhe ato nuk mund të injorohen nga askush, përfshirë vetë maqedonasit e veriut. Sidoqoftë, varet nga ata që të vendosin fatin e vendit të tyre në votimet në prill.
Tom Ellis, Ekathimerini